Vedat Muriqi është kthyer fuqishëm te Mallorca.
Ai shënoi gol në ndeshjen ndaj Barcelonës, që ka filluar në ora 19:00.
Muriqi shënoi për 1:1 në minutën e 43-të.
Barça kaloi në epërsi në minutën e 12-të.
Ndeshja i takon xhiros së 19-të të La Ligas.
Video:
🚨🚨| Goal for Mallorca scored by Vedat Muriqi.
— D F D 🇫🇮🇬🇧 (@DubaFotballData) December 3, 2024
Mallorca 1-1 Barcelona [43']#Laliga
pic.twitter.com/Ggzw4WbuOZ
Goli i Muriqit nuk i mjafton Mallorcas, Barça fiton 5:1
Vedat Muriqi është kthyer me gol te Mallorca. Por goli i sulmuesit të Kosovës nuk i mjaftoi as për së afërmi Mallorcas, të martën mbrëma.
Mallorca pësoi humbje të thellë, 5:1, nga Barcelona. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 19-të të La Ligas spanjolle.
Në minutën e 43-të, Vedat Muriqi mori top të mirë në zonë dhe e shtyu atë në rrjetë për 1:1. Kishte dyshime nëse aksioni u ndërtua në pozitë jashtë loje, por VAR-i konfirmoi golin e Muriqit. Për prizrenasin është goli i tretë i edicionit në kampionatin spanjoll. Ka edhe një asistim në 12 paraqitje.
30-vjeçari mungoi në ndeshjen e kaluar të Mallorcas. Ishte i suspenduar për shkak të kartonit të kuq në takimin ndaj Las Palmasit.
Derisa Mallorca kishte dy fitore rresht në La Liga, Barcelona ishte pa fitore në tri ndeshjet e fundit kampionale. Humbi 1:0 nga Real Sociedadi, barazoi 2:2 me Celta Vigon dhe humbi 2:1 nga Las Palmasi.
Dhe ndaj Mallorcas shfaqi forcën e saj të vërtetë.
Ferran Torres shënoi për 1:0 që në minutën e 12-të.
Në pjesën e dytë shkëlqeu Raphinha. Ai shënoi për 2:1 në minutën e 56-të. Konkretizoi penalltinë që e siguroi Lamine Yamal. Në minutën e 74-t, Yamali asistoi për Raphinhan që shënoi për 3:1. Frenkie de Jong shënoi golin e katërt të Barçës në minutën e 79-të, ndërsa në minutën e 84-t realizoi edhe Pau Victor.
Barcelona i ka 37 pikë në vendin e parë. Ka luajtur 16 ndeshje. 33 pikë nga 14 ndeshje i ka Real Madridi. Mallorca është e gjashta me 24 pikë, po ashtu nga 16 ndeshje.
Barça shënon edhe golin e katërt
Barcelona e ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Mallorcas.
Për 4:1 realizoi Frenkie de Jong në minutën e 79-të.
🚨🚨| GOAL: DE JONG MAKES IT FOUR!! FANTASTIC PASS BY YAMAL!!
— CentreGoals. (@centregoals) December 3, 2024
Mallorca 1-4 Barcelona
pic.twitter.com/LvZnbcEvQ9
Yamal asiston, Raphinha shënon golin e 11 të edicionit
Raphinha ka shënuar për 3:1 në ndeshjen e Barcelonës ndaj Mallorcas.
Lamine Yamal bëri asistimin në minutën e 74-t. Raphinha tani i ka 11 gola në La Liga. Bilanci i tij është 16 gola e 10 asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat.
VIDEO:
🚨🇪🇸 GOAL | Mallorca 1-3 Barcelona | Raphinha
WHAT A PASS FROM LAMINE YAMAL !!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/mwdL5vMrw2
Barça kthen epërsinë
Barcelona ka kthyer epërsinë në ndeshjen ndaj Mallorcas.
Për 2:1 shënoi Rahpinha në minutën e 56-të. Ai shënoi nga pika e bardhë.
Penalltia u shkaktua për faul në Lamine Yamalin.