Qendërsulmuesi Vedat Muriqi pas një autogoli e një penalltie të humbur, është kthyer në hero për skuadrën e Mallorcas.
Mallorca të shtunën mbrëma në shtëpi e mposhti Espanyolin me rezultatin 2:1.
Kjo ndeshje i takoi javës së 28-të të La Ligas.
Muriqi fillimisht në minutën e 53-të realizoi autogol për epërsinë e mysafirëve.
Dhjetë minuta më pas, Muriqi, e kishte mundësinë që t’i barazonte shifrat por ai dështoi që të realizonte gol nga pika e bardhë.
Dy minuta më pas, shifrat për vendësit i barazoi Takuma Asano.
Muriqi nuk u dorëzua deri në fund dhe arriti që t’ia siguronte tre pikët shumë të rëndësishme skuadrës së Mallorcas.
Ai e realizoi golin e fitores pikërisht nga penalltia në minutën e 97-të.
Reprezentuesi i Kosovës, Muriqi, e kompletoi ndeshjen.
Tek Espanyoli deri në minutën e 99-të luajti Marash Kumbulla.
Për 30-vjeçarin Muriqi ky ishte goli i shtatë këtë edicion.
Ka kontribuar edhe me dy asistime.
Mallorca ka 40 pikë në vendin e shtatë.
Espanyoli renditet në pjesën e poshtme të tabelës me 28 pikë.
Muriqi bëhet hero edhe pse humbi një penallti e realizoi autogol
Pas një autogoli e një penalltie të humbur, sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi, është kthyer në hero për skuadrën e tij në përballje me Espanyolin në La Ligë.
Ai qëlloi saktë nga penalltia e dytë për të, në minutat shtesë, për fitoren 2:1.
Muriqi pas autogolit, humb edhe penallti
Qendërsulmuesi Vedat Muriqi pas autogolit që e realizoi disa minuta më parë, ka humbur edhe penallti në ndeshjen që është duke u zhvilluar ndërmjet Mallorcas dhe Espanyolit.
Muriqi fillimisht realizoi autogol në minutën e 53-të për epërsinë e mysafirëve.
Reprezentuesi i Kosovës, Muriqi, e kishte mundësinë që ta përmirësonte gabimin në minutën e 63-të por ai dështoi që të realizonte gol nga penalltia.
Aktualisht Mallorca po barazon 1:1 me Espanyolin ku po zhvillohet minuta e 68-të.
Kjo ndeshje i takon javës së 28-të të La Ligas.
Muriqi shënon autogol
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka realizuar autogol në ndeshjen që është duke u zhvilluar ndërmjet Mallorcas dhe Espanyolit.
Muriqi shënoi autogol në minutën e 53-të për epërsinë e mysafirëve.
Kjo ndeshje i takon javës së 28-të të La Ligas.
Own goal by Vedat Muriqi. Unlucky.
pic.twitter.com/vOmSJq2Oct— Kosovar Football 🇽🇰 (@KosovarFootball) March 15, 2025