Futboll

Muriqi rezervist në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi - Real Mallorca

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka luajtur nga minuta e 63-të në fitoren e Mallorcas ndaj Real Sociedadit. Të martën mbrëma, Mallorca e mposhti Sociedadin me rezultatin 1:0 në kuadër të xhiros së shtatë të La Ligas. 

Golin e fitores për Mallorcan e realizoi Abdon Prats në minutën e 36-të. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë. Muriqi këtë edicion ka një gol dhe një asistim në gjashtë ndeshje të zhvilluara. Mallorca është në vendin e gjashtë me tetë pikë. Sociedadi mban pozitën e 16-të me katër pikë.