Futboll

Muriqi përshëndetet me humbje nga Premier League

Arijanet Muriq

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, është përshëndetur nga elita e futbollit anglez të shtunën, me humbje.

Muriq në ndeshjen e fundit të kampionatit elitar në Angli, u mposht në shtëpi me Burnleyn 2:1 nga Nottingham Foresti.

Në portën e shtatlartit të Kosovës dy golat i shënoi sulmuesi Chris Wood, në minutën e dytë e të 14-të.

Golin e vetëm për vendësit e realizoi Josh Cullen, në minutën e 72-të.

25-vjeçari në portë te Burnley në edicionin aktual i zhvilloi 10 paraqitje në Premier League, ndërsa pranoi 16-të gola.

Burnley bie nga liga pasi ka marrë vetëm 24 pikë dhe zuri vendin e parafundit.

Nottinghami i shpëtoi rënies me 32 pikë, në vendin e 17-të.