Futboll

Muriqi përjashtohet për gjest të pahijshëm

Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është përjashtuar me karton të kuq nga ndeshja e Mallorcas me Las Palmasin.

Ai u përjashtua në minutën e 88-të pas një gjesti jo të hijshëm në drejtim të kundërshtarit.

Muriqi u ndëshkua me të kuq, pasi referi rishikoi situatën përmes VAR-it.

Mallorca ka fituar 3:2.