Futboll

Muriqi me Mallorcan ndalen në barazim

Vedat Muriqi

Sulmuesi Vedat Muriqi ka luajtur deri në minutën e 91-të të hënën mbrëma për Mallorcan që barazoi pa gola në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos. Kjo ndeshje i takoi javës së 11-të të elitës së futbollit spanjoll. 

Mallorca nga minuta e 23-të mbeti m një lojtarë më pak në fushë. Samu Costa u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë. Bilbao dhe Mallorca kanë nga 18 pikë.