Futboll

Muriqi me Ipswichin e fitojnë pikën e parë në kampionat

Aro Muriq

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq me skuadrën e Ipswich Townit ka barazuar me rezultatin 1:1 ndaj Fulhamit. Ndeshja i takoi xhiros së tretë të Premier Leagues. 

Vendësit kaluan të parët në epërsi në minutën e 15-të. Sulmuesi Liam Delap, ishte shënuesi i golit. 

Ndërkohë, në portën e portierit të Kosovës shënoi sulmuesi Adama Traore në minutën e 32-të. 

Portieri Muriq e kompletoi ndeshjen e dytë rresht në elitën e futbollit anglez me Ipswichin, që e fitoi pikën e parë pas tri ndeshjeve. Në dy duelet e para humbi nga Liverpooli dhe Manchester City.