Futboll

Muriqi me Burnleyn përshëndeten nga Premier League

Arijanet Muriq

Humbja 2:1 nga Tottenhami të shtunën ia ka humbur edhe matematikisht gjasat për mbijetesë Burnleyt, në të cilin portier i parë është Arijanet Muriq.

Edhe pse ishte në epërsi, Burnley u mposht me përmbysje nga Spurs.

Humbja e lë Burnleyn me 24 pikë në vendin e 19-të. Ka edhe një ndeshje për ta zhvilluar.

Burnley u ngjit këtë sezon në elitën angleze. Sezonin e ardhshëm do të luajë sërish në Championship, kategorinë e dytë të futbollit anglez.