Futboll

Muriqi kthehet në portë, por pëson disfatë

Aro Muriq

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, është kthyer startues në portën e Ipswich Townit.

Por të shtunën, Muriqi me Ipswich Townin kanë pësuar disfatë nga Southamptoni me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 24-t të Premier Leagues.

Muriqi nuk kishte startuar në pesë ndeshjet e fundit në ligë për Ipswichin.

26-vjeçari Muriq golin e parë në ndeshje e pranoi nga Joe Aribo në minutën e 21-të.

Ndërsa golin e dytë e pranoi në minutën e 87-të nga Paul Onuachu.

Liam Delap e shënoi golin e vetëm për vendësit në minutën e 31-të.

Për Muriqin kjo ishte ndeshja e 19-të që e zhvillon këtë edicion në të gjitha garat.

Southamptoni ka nëntë pikë dhe është në vendin e fundit. Rrezikon rënien nga liga.

Ipswichi ka 16 pikë në pozitën e parafundit dhe po lufton për mbetje në ligë.