Vedat Muriqi është kthyer furishëm nga lëndimi që e mbajti jashtë fushës prej 17 shtatorit. Të dielën pasdite, Muriqi shënoi golin e fitores së Mallorcas ndaj Rayo Vallecanos.
Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë të La Ligas. Muriqi startoi te Mallorca, ndërsa në minutën e 75-të, pas një rivënie nga këndi, u shkëput lart dhe shënoi gol shumë të bukur me goditje me kokë. Mallorca fitoi 1:0 me golin e Muriqit që la fushën në minutën e 84-t.
Muriqi ka munguar në tri ndeshje të Mallorcas e po ashtu në ndeshjet e Kosovës me Lituaninë dhe Qipron.
Tani i ka dy gola e një asistim në shtatë paraqitje në La Liga. Golin e kaluar në kampionatin spanjoll e kishbte shënuar ndaj Real Madridit më 18 gusht. Më 9 shtator kishte shënuar dy gola për Kosovën ndaj Qipros.
Muriqi është shpallur më i miri i ndeshjes ndaj Rayo Vallecanos, ndaj të cilës skuadër shënon rregullisht gola.
VIDEO: Muriqi para se ta shënonte golin në një rast tjetër goditi shtyllën, derisa ka dhënë një asistim fantastik në minutën e dytë të ndeshjes, por që bashkëlojtari i tij nuk e shndërroi në gol
Muriqi i jashtëzakonshëm, kthehet me gol
Vedat Muriqi është kthyer me gol nga lëndimi. Ai realizoi gol të bukur për 1:0 në ndeshjen e Mallorcas ndaj Rayo Vallecanos.
Kosovari shënoi me goditje të bukur me kokë.
VIDEO:
⚽️GOAL🇪🇸 | Mallorca 1-0 Rayo Vallecano | Vedat Muriqi
Vedat Muriqi breaks deadlockerpic.twitter.com/JR9Rp1RD6a— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 20, 2024