Futboll

Muriqi e Mallorca nuk i bëjnë ballë Realit

Aurelien Tchouameni

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, dhe Mallorca nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë liderit të La Ligas, Real Madrid, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në kuadër të xhiros së 31-të kampionale.

Aurelien Tchouameni realizoi supergol në minutën e 48-të për fitoren e “Mbretërve”.

Muriqi u paraqit për 90 minuta. U ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 82-të.

Reali është lider me 78 pikë, 11 më shumë se ndjekësi i parë Barcelona. 

Mallorca është e 15-a me 31 pikë.