Futboll

Muriqi e Mallorca mposhten në shtëpi nga Atletico

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ka kompletuar ndeshjen te Mallorca që megjithatë mbeti pa pikë në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.

Të shtunën mbrëma Mallorca u mposht në shtëpi 1:0 nga Atletico Madridi. 

Ndeshja ishte i vlefshme për xhiron e 34-të të La Ligas.

Spanjolli Rodrigo Riquelme realizoi golin e fitores në minutën e 5-të. 

Mallorca renditet e 16-ta me 32 pikë dhe ende duhet të konfirmojë mbetjen në La Liga. Atletico Madridi është në vend të katërt me 67 pikë.