Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, dhe skuadra e tij Mallorca, kanë pësuar humbje në finalen e Kupës së Mbretit në Spanjë.
Skuadra e shtatlartit kosovar u mposht nga Athletic Bilbaoi pas gjuajtjes së penalltive.
Në kohën e rregullt dhe shtesën, ekipet barazuan 1:1. Te Mallorca realizoi Daniel Rodriguez në minutën e 21-të, ndërsa te Bilbao Oihan Sanceti në të 50-n.
Në penallti, Muriqi realizoi gjuajtjen e parë, por Bilbao triumfoi me rezultat 4:2, pasi dy bashkëlojtarë të Muriqit nuk u treguan të suksesshëm.
Penalltia e Muriqit:
Vedat Muriqi scores his penalty ⚽️🇽🇰
Athletic Club
Mallorca ✅
pic.twitter.com/KsFqQATQ6G— LaLigaExtra (@LaLigaExtra) April 6, 2024