Futboll

Muriqi asiston, por edhe ndëshkohet me të kuq

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është ndëshkuar sërish me karton të kuq në fitoren e Mallorcas. 

Në kuadër të xhiros së 17-të në La Liga, Mallorca të shtunën në shtëpi shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Gironas me rezultatin 2:1. 

Muriqi fillimisht asistoi te goli i parë i Mallorcas. 

Por në minutën e 32-të për shkak të një ndërhyrje të rrezikshme, arbitri kryesor i ndeshjes, Francesco Maeso, e përjashtoi Muriqin pas rishikimit të VAR-it.

Muriqi u ndëshkua me të kuq edhe ndaj Las Palmasit më 23 nëntor, për shkak të gjestit të pahijshëm. 

30-vjeçari Muriqi në 14 ndeshje të luajtura këtë edicion ka kontribuar me tri gola dhe një asistim.