Ipswichi kishte epërsi prej dy golave brenda 30 minutave. Por nuk e mbajti epërsinë dhe bashkë me portierin e Kosovës, Arijanet Muriq, u mposhtën 4:3 nga Brentfordi në udhëtim të shtunën.
Ndeshja i takoi xhiros së nëntë të Premier Leagues angleze.
Harrison Clarke i mysafirëve debutoi tek Ipswichi, ndërsa e shkaktoi një penallti, realizoi autogol dhe u përjashtua nga loja në minutën e 69-të.
Portieri i Kosovës, Muriq, në golin për 4:3 dhe të rezultatit përfundimtar, nuk reagoi mirë dhe skuadra e tij e pësoi disfatën e pestë të edicionit aktual.
Ipswichi i ka edhe katër barazime, ndërsa gjendet në pjesën e poshtme të tabelës.