Portieri i Kosovës

Muriq, fytyra tragjike në humbjen e Burnleyt

Arijanet Muriq

Burnley ka pësuar humbje në udhëtim tek Evertoni të shtunën.

Burnley u mposht 1:0 me golin e Domenic Calvert-Lewin në fund të pjesës së parë.

Portieri kosovar Arijanet Muriq gaboi gjatë tentimit për ta larguar topin, duke e goditur sulmuesin Calver-Lewin, me topin që përfundoi në rrjet.

Muriq ka qenë portier i dytë gjatë gjithë këtij edicionin në elitën angleze. Vetëm në tre ndeshjet e fundit, ai ka fituar besimin e trajnerin Vincent Kompany. Në dy ndeshjet e kaluara, ishte ndër më të dalluarit.

Humbja ia vështirëson gjasat për mbetje në elitë Burnleyt. Ka 19 pikë në vendin e 19-të, gjashtë më pak se vendi i 17-të.

Evertoni me 29 pikë renditet i 15-ti.

Gafë e pafalshme e portierit Muriq, Burnley në disavantazh

Arijanet Muriq ka bërë gafë të pafalshme për Burnleyn në Premier League.

Të shtunën, portieri i Kosovës i dhuroi një gol Evertonit në fundin e pjesë së parë.

Ai gaboi gjatë tentimit për ta larguar topin, duke e goditur sulmuesin Calver-Lewin, me topin që përfundoi në rrjet.

VIDEO: