Futboll

Mungesa të rëndësishme te Atalanta e Juventusi për finale

Juventus - Serie A - Inter

Atalanta dhe Juventusi do të takohen në finale të Kupës së Italisë më 15 maj, por Gianluca Scamacca dhe Manuel Locatelli, nuk do të paraqiten.

Dy lojtarët e rëndësishëm te skuadrat respektive janë të suspenduar dhe nuk do të mund të luajnë në finalen që zhvillohet në “Olimpico” të Romës.

Atalanta më 2 dhe 9 maj do t’i ketë edhe ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Evropës, kur do të takohet me Marseillen francez.

Scamacca ka 15 gola të shënuar dhe katër asistime në 36 paraqitje në të gjitha garat.

Ndërkohë, Locatelli e ka shënuar një gol dhe ka kontribuuar me pesë asistime.