Bayern Munichu do të luajë në udhëtim te Celticu në ndeshjen e parë të fazës së 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve.
Nëse avancon tutje, Bayerni do të luajë kundër Atletico Madridit apo Bayer Leverkusenit.
Por sfidën ndaj Celticut, sulmuesi i bavarezëve e sheh shumë të vështirë.
“Nuk kam luajtur asnjëherë ndaj Celticut. Atmosfera në stadium mesiguri do të jetë e jashtëzakonshme. Mezi presim të luajmë atje. Do të jenë dy javë të zjarrta në muajin shkurt”, ka deklaruar Muller, shkruan UEFA.
Ndeshje të vështira pret edhe Serge Gnabry, futbollisti i krahut te klubi bavarez.
“Do të jenë dy ndeshje të vështira por mezi presim t’i luajmë ato. Është kundërshtar i ri për mua. Si lojtar, gjithmonë sheh para për eksperienca të reja. Kimmich më ka thënë se në Celtic e ka përjetuar njërën prej atmosferave më të zjarrta. Për këtë mezi pres të luajë. Celticu është skuadër e mirë”, ka deklaruar Gnabry.