Sulmuesi Arbnor Muja e ka ndihmuar me gol fitoren e Samsunsporit ndaj Adana Demirsporit.
Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së tetë të Superligës turke.
Muja shënoi për 1:1 në minutën e 58-të. Ai luajti deri në minutën e 86-të. Më pas Samsunspori i shënoi edhe dy gola për fitoren 3:1.
Muja i ka dy gola në tetë paraqitje.