Futboll

Muja rikthehet te goli dhe asistimi

Arbnor Muja

Sulmuesi i Shqipërisë, Arbnor Muja ka shkëlqyer pas një kohe të gjatë në elitën e futbollit të Turqisë. Muja të dielën në mbrëmje ka shënuar dhe ka asistuar në fitoren e Samsunsporit 3:0 në udhëtim te Hatayspori. Ndeshja i takoi xhiros së katër të Superligës së Turqisë.

VIDEO:

Golin e fundit për Samsunsporin, Muja e kishte realizuar në muajin shkurt të këtij viti. Muja e realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 37-të.

Ndërsa asistimin e bëri te goli i dytë që e shënoi Marius në minutën e 51-të. 25-vjeçari luajti për 84 minuta. Te Hatayspori, portieri i Kosovës, Visar Bekaj ishte në bankën rezervë.

VIDEO: