Muhamet Hyseni e ka fituar “Këpucën e Artë” për më së shumti gola në këtë sezon të Superligës.
Sulmuesi i Llapit me dy golat në ndeshjet e fundit ndaj Lirisë arriti në kuotën e 26 golave të shënuar.
Pas tij u rendit Drilon Hazrollaj i Malishevës me 25.
Në treshen më të mirë është edhe Nazmi Gripshi i Ballkanit me 15 gola.