Mesfushori Thomas Mueller të shtunën në ndeshjen ndaj FC Heidenheimit do të bëhet lojtari i dytë me më së shumti paraqitje për skuadrën e Bayern Munchenit.
Ndeshja mes Heidenheimit dhe Bayern Munichut nis në orën 15:30 dhe i takon xhiros së 28-të të Bundesligës.
Gjermani do të paraqitet për herën e 700 me fanellën bavareze.
Vendin e parë me më së shumti paraqitje e mbanë ish-portieri, Sepp Maier, me 709 ndeshje të zhvilluara.
Mueller është pjesë e skuadrës gjermane prej vitit 2000, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.
34-vjeçari këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka bërë nëntë asistime.
Thomas Mueller debutoi me Gjermaninë në vitin 2010, në humbjen nga Argjentina.