Futboll

Muçolli shënon gol për Goteborgun

Arbnor Muçolli

Sulmuesi shqiptar, Arbnor Muçolli, ka realizuar golin e fitores për Goteborgun në minutën e 46-të të ndeshjes.

Gothenbergu të dielën e mposhti me rezultatin 1:0 skuadrën e Kalmarit.

Ndeshja i takoi xhiros së tretë të elitës së futbollit suedez.

Ky ishte goli i dytë i Muçollit në pesë ndeshje të zhvilluara këtë edicion në të gjitha garat.

24-vjeçari u paraqit për 90 minuta për Goteborgun.

Te skuadra e Kalmarit nga minuta e parë u paraqit mesfushori, Robert Gojani.

Goteburgu është në vendin e dhjetë me tri pikë, ndërsa Kalmari gjendet në pozitën e fundit pa pikë.