Sulmuesi i Shqipërisë, Arbnor Muçolli ka humbur penallti të dielën për Goteborgun që humbi nga Halmstadi me rezultat, 1:0. Ai e humbi penalltinë në minutën e 40-të, në ndeshjen që i takoi javës së dytë të elitës së futbollit suedez.
Vad är det för självskadebeteende att Mucolli fortsatt får vara straffskytt?
— Martin Aghassi (@martinaghassi) April 7, 2024
pic.twitter.com/8rkRRUDfBx
Gjuajtjen e tij nga pika e bardhe e priti portieri i Halmstadit, Tim Ronning.
Halmstadi renditet në vendin e tetë me tre pikë, ndërsa skuadra e Gothenburgut gjendet ne pozitën e 14-të me asnjë pikë.