Portugezi Jose Mourinho të dielën ka zbarkuar në Turqi dhe nga ora 19:00 në “Ulker Stadium” do të prezantohet si trajner i Fenerbaçes.
Këtë e ka bërë publike të dielën klubi përmes rrjeteve sociale.
Mourinho ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me skuadrën turke.
Mourinho te Fenerbahçe do ta zëvendësojë turkun Ismail Kartal i cili u shkarkua në fund të muajit maj për shkak të rezultateve të dobëta.
61-vjeçari ka drejtuar më herët edhe Romën, Tottenhamin, Manchester Unitedin, Chelsean, Real Madridin, Interin, Porton e Benfican.
Ai ka fituar shumë trofe me skuadra të ndryshme.