Trajneri legjendar, Jose Mourinho, ka pasur shumë emra përgjatë karrierës së tij.
Kur u transferua te Fenerbahçe në verën e këtij viti, ai njihej ende si “i veçanti”.
Por pas nisjes jo të mirë të edicionit dhe shumë kritikave të marra, portugezi tani është “i huaji”, ka shkruar të enjten gazeta e madhe gjermane “Bild”.
Ky epitet i është vënë atij pasi 61-vjeçari me Fenerbahçen barazoi 2:2 në udhëtim te Goztepe, skuadra që sivjet siguroi inkuadrimin në Superligën e Turqisë.
Pas atij ballafaqimi, Mourinho kishte sërish shumë ankesa.
“Unë jam person i ri këtu, jam i huaj. Nuk jam në gjendje që ta ndryshojë botën. Duhet të adaptohem”, ka thënë dy herë fituesi i Ligës së Kampionëve.
Mourinho erdhi në krye të Fenerbahçes me projektin për të fituar tjetër titull për skuadrën e madhe turke.
Titulli Fenerbahçes në këtë edicion do të ishte i pari pas dhjetë vjetësh.