Juventusi është skuadra e vetme në Serie A këtë edicion që nuk ka pësuar humbje.
Në 11 ndeshje të luajtura deri më tani ka pesë fitore dhe gjashtë barazime.
Juventusi të shtunën nga ora 20:45 e luan derbin lokal ndaj Torinos. Ndeshja i takon xhiros së 12-të të kampionatit italian.
Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, deklaroi se skuadra ka punuar shumë për t’u paraqitur sa më mirë ndaj Torinos.
“Derbit në përgjithësi janë ndeshje të bukura për t’u luajtur. Ne do të përpiqemi për të dhënë gëzim të madh për tifozët tanë. Ekipi është fizikisht mirë. Ne kishim tri ditë rikuperim dhe kjo bën diferencën. Unë e shoh ekipin dhe kam besim në angazhimin e të gjithëve. Nesër do të hyjmë në lojë për fitore”, ka thënë Motta në konferencë për shtyp.
Juventusi ka 21 pikë dhe është në vendin e gjashtë. Torino ka dhjetë pikë dhe është në vendin e 14-të.