Futboll

Motta pret ndeshje të mirë nga Koopmeinersi

Thiago Motta

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, të hënën në konferencë për shtyp ka thënë se pret ndeshje të mirë nga mesfushori Teun Koopmeiners ndaj PSV Eindhovenit. Juventusi dhe PSV Eindhoveni do të përballen të martën nga ora 18:45 në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

“Koopmeiners po përshtatet shumë mirë me skuadrën. Po përpiqet t’i tregojë cilësitë e tij. Nëse ai luan nesër, do të paraqitet shkëlqyeshëm. Së bashku me shokët, ai mund të bëjë gjëra të mëdha”, ka theksuar Motta.

26-vjeçari Koopmeiners u transferua te Juventusi në afatin kalimtar të verës nga Atalanta për 54 milionë euro. Ka zhvilluar dy ndeshje.