Futboll

Motta: Koopmeiners është i veçantë

Thiago Motta - trajner i Juventusit

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, është shumë i lumtur me paraqitjet e mesfushorit holandez, Teun Koopmeiners. 

Motta ka thënë fjalë të mëdha për Koopmeinersin dhe holandezin e sheh shumë të rëndësishëm për skuadrën e tij. 

Koopmeiners realizoi gol të hënën mbrëma në fitoren 2:0 të Juventusit ndaj Veronas. 

Kjo ndeshje i takoi javës së 27-të të Serie A. 

“Koopmeiners bëri lojë të mirë ndaj Veronas dhe jam shumë i lumtur për të. Ai është një djalë i veçantë. Ai ka një mentalitet të duhur dhe është privilegj për ne që ta kemi në skuadër. Ai duhet të jetë i bindur, i sigurt dhe të pranojë kritikat. Koopmeiners do të na japë shumë për të ardhmen”, ka thënë Motta, shkruan të martën “Reuters”. 

27-vjeçari Koopmeiners në 35 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka realizuar tri gola dhe ka kontribuar me tri asistime. 

Holandezi Koopmeiners te “Zonja e Vjetër” u transferua në muajin gusht të vitit të kaluar nga Atalanta për 54 milionë euro.