Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, ka dy fitore në po aq ndeshje në krye të skuadrës nga Torino. Të hënën, Juventusi e mposhti Veronan si mysafir me rezultatin 3:0 në kuadër të xhiros së dytë.
41-vjeçari Motta u shpreh i lumtur me paraqitjen që e treguan futbollistët e tij ndaj Veronas.
“Merita për fitoren u shkon të gjithëve sepse ata bënë presion të mirë dhe ne arritëm të shënojmë gola. Këta janë lojtarë me talent dhe cilësi të mëdha. Ne i ndihmojmë ata të dalin në fushë në kushtet më të mira për të shprehur aftësitë e tyre, por ata janë lojtarë të nivelit të lartë që kur luajnë së bashku tregojnë ndryshimin që mund të bëjnë. Tifozët tanë dukej se po e shijonin ndeshjen. Ishin 3500 tifozë që këndonin nga minuta e parë deri në minutën e fundit për ne”, ka deklaruar Motta.