Alvaro Morata i ka përfunduar me sukses testet mjekësore dhe do t’i bashkohet Milanit, raporton të mërkurën “Sky”.
Sulmuesi i Spanjës do t’i bashkohet Milanit për 12 milionë euro, ndërsa do të nënshkruaj kontratë katërvjeçare me klubin kuqezi të Italisë.
Morata i cili edicionin e kaluar me fanellën e Atletico Madridit shënoi 21 gola në të gjitha garat, të dielën e fitoi Evropianin “Gjermania 2024” me përfaqësuesen e Spanjës.
Sulmuesi 31-vjeçar më herët ka luajtur në Itali për Juventusin, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Real Madridi dhe Chelsea.