Alvaro Morata do t’i mungoj skuadrës së Milanit për tri javë. Të martën, mediumet italiane kanë raportuar se Morata u lëndua në ndeshjen ndaj Torinos që u zhvillua të shtunën. Pas kontrollimeve mjekësore është zbuluar se Morata ka probleme muskulore.
31-vjeçari pritet t’i mungojë edhe përfaqësueses së Spanjës në muajin shtator për ndeshjet në Ligën e Kombeve. Morata shënoi gol në debutim për Milanin në barazimin 2:2 në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Serie A.
Spanjolli iu bashku gjigantit italian nga Atletico Madridi në verën e këtij viti për 13 milionë euro.