Futboll

Montella mund të jetë zëvendësues i Ten Hagut

Vincenzo Montella

Mediumi turk “A Spor” ka bërë të ditur të enjten se trajneri italian, Vincenzo Montella, është kandidati kryesor për ta zëvendësuar Erik ten Hagun te Manchester Unitedi.

Sipas këtij mediumi, drejtorët e “djajve të kuq” tashmë janë takuar me teknikun italian.

Montella aktualisht është selektor i Përfaqësueses së Turqisë, dhe me plot sukses u paraqit në Kampionatin Evropian në Gjermani.

Turqinë e drejton prej tetorit të vitit 2023, ndërsa me përfaqësuesen turke ka nëntë fitore prej 17 ndeshjeve, tri barazime dhe pesë disfata.

Ish-sulmuesi karrierë si trajner ka bërë te Roma, Sampdoria dhe Fiorentina në Serie A.