Monaco nuk ka lejuar befasi në pjesën e parë të ndeshjes kundër skuadrës serbe, Cërvena Zvezda.
Monaco mbylli me epërsi 2:1 pjesën e parë të ndeshjes së Championsit.
Takumi Minamino shënoi për epërsinë e parë të Monacos në minutën e 20-të, por shtatë minuta më vonë nga penalltia ekipi serb barazoi shifrat në 1:1. I saktë nga pika e bardhë ishte Cherif Ndiaye.
Megjithatë, francezët mbyllën pjesën e parë me epërsi minimale. Golin për 2:1 e shënuan në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë.
Breel Embolo shënoi për 2:1.
Pas Interit, Zvezdën e shkatërron edhe Monaco
Monaco është kthyer te fitorja në Ligën e Kampionëve.
Të martën mbrëma, në kuadër të xhiros së tretë, Monaco fitoi thellë, 5:1, ndaj Cërvena Zvezdës së Beogradit.
Monaco në xhiron e parë kishte fituar 2:1 ndaj Barcelonës e në xhiron e dytë mori barazim të vështirë, 2:2, me Dinamon në Zagreb.
Por të martën mbrëma në stadiumin e saj, Monaco arriti fitore të thellë.
Takumi Minamino shënoi për 1:0 në minutën e 20-të. Cherif Ndiaye realizoi nga pika e bardhë në minutën e 27-të për 1:1.
Në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë, Monaco ktheu epërsinë 2:1 me golin e Breel Embolo. Wilfried Singo shënoi për 3:1 në minutën e 54-t, ndërsa Minamino shtoi gol tjetër në minutën e 70-të. Maghnes Akliouche realizoi golin e pestë në minutën e 96-të.
Skuadra beogradase në xhiron e parë humbi 2:1 në shtëpi nga Benfica. Më pas u shkatërrua, 4:0, nga Interi në Itali.
Monaco po fiton thellë ndaj klubit serb
Monaco e ka shënuar edhe golin e katërt në ndeshjen kundër klubit serb, Cërvena Zvezda. Monaco po fiton 4:1.
Dy golat tjerë për Monacon i shënuan, Wilfried Singo në minutën e 54-t dhe Minamino në minutnë e 70-të.