Futboll

Monaco me gol të Kehrerit fiton ndaj Bolognas

Kehrer

Qendërmbrojtësi Thilo Kehrer realizoi gol në minutën e 87-të për t’ia siguruar fitoren Monacos në Ligën e Kampionëve.

Monaco të martën fitoi 1:0 ndaj Bolognas në kuadër të xhiros së katërt të Championsit. Kehrer realizoi për 1:0 me asistimin e Breel Embolos. 

Monacos iu anulua edhe një gol në minutën e 19-të për shkak të ndërhyrjes së palejuar të mbrojtësit Wilfried Singo. 

Monaco ka tri fitore dhe një barazim. Ka dhjetë pikë të fituara. 

Bologna ka një barazim dhe tri humbje. Pas katër xhiros, Bologna ka vetëm një pikë.

Lexo përditësimet tjera
Real Madrid - AC Milan

Liga e Kampionëve, xhiroja e katërt