Futboll

Monaco e fiton derbin, del në vendin e dytë

monaco

Derbi i xhiros së 29-të të kampionatit francez të futbollit i ka takuar skuadrës së Monacos.

Monaco të shtunën pasdite e fitoi derbin ndaj Marseillet me rezultatin, 3:0.

Monaco me fitoren që e shënoi del në vendin e dytë me 53 pikë.

Një pikë më pak e ka Marseille dhe renditet në pozitën e tretë.

Takumi Minamino e realizoi golin e parë në minutën e 34-t.

Për 2:0 shënoi Breel Embolo në minutën e 58-të. Ai u asistua nga Vandersoni.

Golin përfundimtar e shënoi mesfushori zviceran, Denis Zakaria, nga penalltia.

Tashmë titullin e kampionit në elitën e futbollit francez e ka siguruar Paris Saint-Germaini.

Parisi e mban pozitën e parë me 74 pikë.