Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, dëshiron që ta blejë klubin elitar francez, Nantes. Kështu të paktën ka raportuar gazeta e madhe franceze, “L’Equipe”, të premten. Por mediat angleze ndërkohë kanë shkruar se lajmi nuk është i vërtetë, duke u thirrur në burime të afërta me lojtarin.
Ishte raportuar se Arnold dhe konsorciumi i tij kanë dërguar ofertë prej 140 milionë euro për ta blerë klubin francez.
Reprezentuesi anglez është aksionar i skuderisë franceze të Formula 1, Alpine.
Aktualisht, Waldemar Kita është president i Nantesit që bën garë në Ligue 1 të Francës.