Futboll

Modriqi regjistron tjetër rekord te Real Madridi

Luka Modriq

Real Madridi mposhti Real Sociedadin 1:0 të premten mbrëma në “San Sebastian”, kurse kroati Luka Modriq luajti nga fillimi e deri në minutën e 84-t.

Ai u zëvendësua nga Lucas Vazquez.

Për kapitenin e Kroacisë ishte paraqitja e 527 për Real Madridin, dhe u bë futbollisti i tretë me më së shumti paraqitje, nga lojtarët jo spanjoll.

Ai e ka barazuar brazilianin e krahut të majtë, Roberto Carlos, por para tij është braziliani tjetër i krahut të majtë, Marcelo, që ka 546 paraqitje.

Ndërkohë, francezi Karim Benzema ka 648 paraqitje për skuadrën më të suksesshme evropiane.

38-vjeçari Modriq mund ta kalojë Carlosin nëse i ofrohet kontratë e re.

Pas ndeshjes, trajneri Carlo Ancelotti ka thënë se Modriq është në formë të përkryer fizike.