Futboll

Modriqi nuk e mendon largimin nga Reali

Luka Modriq

Mesfushori kroat, Luka Modriq, nuk është duke e planifikuar largimin nga skuadra e Real Madridit. 

Mediume spanjolle të martën kanë raportuar se Modriq dëshiron ta rinovojë kontratën me klubin mbretëror. 

Kontrata aktuale e Modriqit me Real Madridin përfundon në verën e këtij viti. 

39-vjeçari Modriq pritet ta rinovojë kontratën edhe për një vit me “Los Blancos”. 

Klubi madrilen është i lumtur me paraqitjet e tij këtë edicion, ndonëse mesfushori kroat nuk ka luajtur shumë ndeshje si startues. 

Modriqi këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka bërë shtatë asistime. Ikona kroate është pjesë e Realit nga viti 2012.