Futboll

Mo Salah më i miri i muajit për herë të shtatë, barazon rekordin

Mohamed Salah

Mohamed Salah është shpallur lojtari më i mirë i muajit shkurt në Premier League. Salah më i miri i muajit u shpall për herë të shtatë dhe ka barazuar rekordin që e mbajnë Harry Kane e Sergio Aguero.

Salah po shkëlqen këtë edicion te Liverpooli. Gjatë muajit shkurt ishte i përfshirë në shënimin e dhjetë golave në kampionat.

Egjiptiani ishte shpallur më i miri edhe në nëntor.