Shtatë vjet pas vdekjes së futbollistit italian të Fiorentinas, Davide Astori, një anëtar i ekipit mjekësor të këtij klubi është dënuar me një vit burg, njofton AFP.
Mjeku i akuzuar për vrasje nga pakujdesia, kishte vërtetuar se Astori ishte i aftë që të luajë, pavarësisht një sëmundjeje të zemrës. Ai duhet t’u paguajë të afërmve të ish-futbollistit dëmshpërblimin prej një milion euro.
Astori u gjet i vdekur në dhomën e hotelit në Udine, në mars të vitit 2018. Ekzaminimet e mëvonshme zbuluan se kapiteni 31-vjeçar i Fiorentinas vdiq nga bradikardia, që është ngadalësim ekstrem i rrahjeve të zemrës.
Astori i kishte 14 paraqitje për Italinë, ndërsa kishte luajtur edhe për Cagliarin e Romën. Vdekja e tij e papritur kishte shkaktuar shqetësim të madh në Itali.