Futboll

Mitaj shënon gol të bukur për Al-Ittihadin

Mario Mitaj

Mbrojtësi i Shqipërisë, Mario Mitaj e ka shënuar golin e parë në fanellën e klubit nga Arabia Saudite Al-Ittihad. Mitaj shënoi gol në fitoren 3:0 të Al-Ittihadit ndaj Al-Qadisiyait. Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të kampionatit arab.

Mitaj në lojë u inkuadrua në minutën e 35-të ndërsa golin e realizoi në minutën e 81-të.

Reprezentuesi i Shqipërisë tek Al-Ittihadi u huazua në afatin kalimtar të janarit nga skuadra e Lokomotivës së Moskës. Klubi arab e ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij.