Futboll

Mitaj asiston, Lokomotiva e Moskës fiton thellë

Mario Mitaj

Mario Mitaj ka lënë gjurmë në fitoren e thellë të Lokomotivës së Moskës, në Kupën e Rusisë. 

Të mërkurën në mbrëmje, Lokomotiva e Moskës e mposhti në shtëpi Khimkin me rezultatin 4:0, ndërsa ishte ndeshja e tretë e fazës grupore të Kupës së Rusisë. 

Mitaj asistoi në golin për 1:0, në minutën e katërt.  Mbrojtësi i majtë i Shqipërisë luajti deri në minutën e 76-të. 

Lokomotiva e Moskës ka tri fitore në po aq ndeshje të zhvilluara në Kupë. 

Ndaj Khimkit luan në udhëtim më 18 shtator.