Skuadra e Milanit të shtunën pasdite ka fituar ndaj Lecces lehtësisht, me rezultatin 3:0.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 31-të të Serie A të Italisë.
Sulmuesi Christian Pulisic realizoi për 1:0 në minutën e gjashtë të ndeshjes.
Nuk vonoi shumë dhe sulmuesi francez Olivier Giroud, shënoi për 2:0 në minutën e 20-të.
Golin e fundit në ndeshje e realizoi portugezi, Rafael Leao në pjesën e dytë.
Ai shënoi në minutën e 57-të për 3:0 dhe e vazhdoi serinë e shtatë fitoreve të njëpasnjëshme në të gjitha garat.
Për skuadrën e Lecces nga minuta e parë u paraqit mesfushori shqiptar, Ylber Ramadani. Ai e kompletoi ndeshjen.
Me këtë fitore “Rossonerët” renditen në vendin e dytë në tabelë me 68 pikë.
Lecce është në vend të 13-të me 29 pikë.