Milanin e pret punë e vështirë për kualifikim në një të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e madhe italiane e ka humbur ndeshjen e parë të plejofit të fazës nokaut në garën elitare evropiane.
Të mërkurën mbrëma, Milani pësoi 1:0 nga Feyenoordi në Holandë.
Sfida u vendos që në minutën e tretë. Realizator për Feyenoordin ishte braziliani Igor Paixao. Skuadra holandeze kishte edhe raste të tjera, ndërsa e qëlloi traversën po përmes Paixaos.
Raste kishin edhe italianët, që megjithatë nuk i konkretizuan.
Kështu Milani do të kërkojë të përmbysë rezultatin në ndeshjen e kthimit, që zhvillohet të martën e ardhshme në “San Siro”.
