Futboll

Milani prezanton trajnerin e ri

Sergio Conceicao

Klubi i madh italian, AC Milan, e ka prezantuar trajnerin e ri.

Milani të hënën firmosi me portugezin Sergio Conceiçao. Kontrata e tij është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2026.

Po të hënën Milani zyrtarizoi shkarkimin e portugezit tjetër, Paulo Fonseca.

Në fakt Fonseca ishte shkarkuar të dielën mbrëma në mungesë të rezultateve, ndërsa vendimi u bë zyrtar të hënën.

50-vjeçari  Conceiçao ka drejtuyar Porton nga viti 2017. Më parë ka punuar te Nantesi, Vitoria Giumaraesi, Braga e te disa skuadra të tjera.

Si  lojtar i kishte 56 paraqitje për Portugalinë.