Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, ka thënë se Alvaro Morata nuk do të luajë ndaj Hellas Veronas të premten në mbrëmje për shkak të telasheve me bajame, dhe vendin e tij do ta zë Tammy Abraham ose Francesco Camarda.
Verona – Milan luhet të premten nga ora 20:45 dhe i takon xhiros së 17-të të Serie A.
“Po kemi telashe me lëndime për momentin. Pulishiq është kthyer nga ndeshjet e përfaqësueseve me probleme. Musah, Okafor dhe Loftus-Cheek janë të lënduar. Morata po ashtu ka telashe”, ka thënë Fonseca të enjten në konferencën për shtyp. Morata është qendërsulmuesi kryesor i “rossonerëve”.
Spanjolli 32-vjeçar në 17 ndeshjet e luajtura të këtij sezoni ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuuar me dy asistime.