Futboll

Milani në garë për Trippierin

Milani në garë për Trippierin

Skuadra e Milanit është futur në garë për transferimin e futbollistit anglez, Kieran Trippier. “The Sun” ka raportuar se Trippier nuk është i lumtur te Newcastle. 

34-vjeçari ka humbur vendin e titullarit te skuadra e Premier Leagues. Në edicionin aktual të elitës së futbollit anglez, Trippier është paraqitur vetëm 132 minuta. 

Interesim për ish-mbrojtësin e Anglisë ka shprehur edhe Evertoni dhe disa klube të tjera evropiane. Me Newcastlen ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Skuadrës angleze iu bashkua në vitin 2022 nga Atletico Madridi.