Milani e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër skuadrës belge, Club Brugge.
Ndeshja Milan – Club Brugge po luhet në stadiumin e famshëm “San Siro” në Milano dhe i takon xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.
Pulishiq shënoi gol nga korneri në minutën e 34-t. Gjashtë minuta më vonë, belgët mbetën me një lojtarë më pak në fushë. Raphael Onyedika u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër në mesfushë.
Për Club Bruggen po luan nga minuta e parë mesfushori shqiptar, Ardon Jashari. Ai në minutën e 23-të u ndëshkua me karton të verdhë.
