Futboll

Milani ndalet në barazim nga Fiorentina

Milan

Skuadra e Milanit e ka fituar vetëm një pikë në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Serie A.

Milani të shtunën mbrëma barazoi në shtëpi me Fiorentinan me rezultatin 2:2.

Malick Thiaw realizoi autogol në minutën e shtatë për epërsinë e mysafirëve.

Tre minuta më pas sulmuesi italian, Moise Kean, e dyfishoi rezultatin.

Tammy Abraham e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 23-të.

Luka Joviq e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 64-t.

Fiorentinas iu anulua edhe një gol i Dodos në minutën e 89-të për shkak të pozitës jashtë loje.

Milani ka 48 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë.

Fiorentina ka katër pikë më shumë në vendin e tetë.